Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice deklaroi sot se Irani nuk mund ti besohet me teknologjinë që synon prodhimin e armëve bërthamore. Këtë koment, Rice e bëri në televizionin amerikan "Fox". Kryediplomatja amerikane tha se sjellja e presidentit ultrakonservator Ahmadinejad ka bërë të qartë se Iranit, nuk mund ti besohet për teknologjinë që mund të prodhojë armë bërthamore. Pyetur për mundësinë e sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit, zonja Rice tha se ajo është e bindur që programi bërthamor i Iranit do ti referohet Këshillit të Sigurisë së KB-së, por ajo nuk shpalli afate për këtë proçes.
XS
SM
MD
LG