Ndërlidhjet

UASHINGTON


Grupi Human Rights Watch, me seli në Shtetet e Bashkuara, ka akuzuar administratën amerikane se ka udhëhequr burgje sekrete për të dyshuarit terroristë në Afganistan. Në raportin e fundit të publikuar mbrëmë, kjo organizatë thotë se tetë persona të dyshuar, që tash mbahen në burgun amerikan në Guantanamo Bay në Kubë, ishin arrestuar në Azi dhe në Lindjen e Mesme dhe ishin dërguar në Afagnistan në periudhën 2002 – 2004. Sipas raportit, në këtë burg tetë personat ishin përplasur për muri, ishin mbajtur në terr dhe nuk u ishte dhënë ushqim për disa ditë. Agjencia CIA nuk i ka komentuar akuzat në këtë raport. Një zëdhënëse ka thënë se "CIA nuk torturon".
XS
SM
MD
LG