Ndërlidhjet

MOSKË


Alexander Torshin, kreu i Komisionit parlamentar për hetimin e tragjedisë së Beslanit, e ka fajësuar policinë për moszbatim të instruksioneve. "Ka pasur shumë llogaritje të gabuara në trajtimin e krizës", tha Torshin, duke folur para ligjvënësve në Moskë. Sipas tij, ministria e Brendshme e kishte udhëzuar Policinë e Osetisë Veriore që t'i shtonte masat e sigurisë, në ditën e parë të shkollës, por këto udhëzime nuk ishin zbatuar.
"Numri i përafërt i pengjeve qe bërë i njohur në pasditen e 1 shtatorit, megjithëse zyrtarët edhe për një ditë patën vazhduar t'i raportonin qeverisë se po mbaheshin 354 pengje. Koordinimi i forcave të policisë ishte i dobët dhe kordoni nuk kishte arritur t'i pengonte banorët e Beslanit kur ata ia mësynë me forcë ndërtesës me qëllim që t'i shpëtonin fëmijët. Lista e gabimeve dhe dështimeve është edhe më e madhe", tha kryehetuesi parlamentar, Alexander Torshin.
XS
SM
MD
LG