Ndërlidhjet

Bush mirëpret largimin e Castros


Fidel Castro dha dorëheqjen si president dhe kryekomandant i Kubës pas 49 vjetësh në pushtet.
Lajmi u publikua në një botim në internet të së përditshmes zyrtare Gramma.

"As nuk synoj dhe as nuk do pranojë postin e presidentit dhe kryekomandantit", thuhet në mesazhin e publikuar që ka për autor Fidel Castron.

Dorëheqja e Castros 81 vjeçar vjen 19 muaj pas tërheqjes së tij ng politika aktive për shkak të problemeve shëndetësore. Aktualisht detyrat e kreut të shtetit i kryen vëllai i tij Rauli.

Presidenti Bush tha nga Ruanda se shpreson që largimi i Castros të shënojë fillimin e një tranzicioni demokratik për Kubën.
XS
SM
MD
LG