Ndërlidhjet

logo-print

KFOR: Sjelljet e serbëve, të papranueshme


Njësitë e KFOR-it kanë ndërhyrë pas djegjes nga kriminelë serbë të pikave kufitare me Serbinë në veri të Kosovës.

Si pasojë e këtyre sulmeve policia ishte larguar nga pikat e kontrollit dhe kishte kërkuar ndihmën e KFOR-it. Burimet policore thanë se kanë kërkuar ndërhyrjen e forcës ndërkombëtare për të evakuuar policët në vendin e ngjarjes.
"KFOR-i po ndërhyn", tha një zëdhënës i forcave ndërkombëtare.

"Kemi dy pika kufitare që po digjen. Djegjet janë provokuar nga grupet e serbëve në veri dhe veriperëndim të Kosovës. Gjendja është thjesht e papranueshme. Deri tani kemi parë njerëzit të protestojnë lumturinë apo pakënaqësinë e tyre me dinjitet, maturi dhe përgjegjësi. Ne nuk mund t'i pranojmë këto sjellje që vijnë nga komuniteti serb", tha Bertrand Bonneau, zëdhënësi i KFOR-it
XS
SM
MD
LG