Ndërlidhjet

BAGDAT


Administratori civil i Irakut, diplomati amerikan, Paul Bremer, deklaroi sot se forcat e koalicionit do të lirojnë në ditët që vijnë rreth 500 të burgosur irakianë.
"Për t'i dhënë mbështetje atyre irakianëve që duan të pajtohen me bashkëfshatarët e tyre, ne sot po deklarojmë, se forcat e koalicionit do të lejojnë disa qindra irakianë, që gjenden aktualisht të dënuar, të kthehen në shtëpitë e tyre. Nesër do të lirohen 100 të burgosurit e parë", tha Bremer.
Më tej ai bëri të ditur dhe shpërblimet financiare për ata që do sillnin informacione, të cilat do conin në kapjen e 12 personave, që janë në listën e më të kërkuarve.
Në të tjera zhvillime, administrata amerikane ka hapur tenderat për kontratat e reja në rindërtimin e Irakut, me vlerë prej 5 milionë dollarësh.
XS
SM
MD
LG