Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Tetë persona u vranë nga rrëzimi i helikopterit ushtarak amerikan në perëndim të Bagdadit, për të cilin ushtarakët thanë se ishte një aterim emergjent.
Ushtria amerikane tha se të gjithë 4 udhëtarët dhe 4 anëtarët e ekuipazhit e humbën jetën.
Ndërkohë, forcat amerikane sot filluan ti lirojnë të burgosurit në Bagdad, si shenjë e vullnetit të mirë, që dje e shpalli kryeadministratori amerikan i Irakut Paul Bremer.
Për momentin, forcat e koalicionit kanë burgosur rreth 10 mijë irakienë, përfshirë 4 mijë pjesëtarë të një grupi anti-iranian.
XS
SM
MD
LG