Ndërlidhjet

TIRANË


Viti 2004 do të jetë vit i goditjes më të fortë të krimit të organizuar në Shqipëri, deklaroi kryeministri Fatos Nano, në një takim me krerët e Rendit, Policisë, Prokurorisë, Drejtësisë e Shërbimit Informativ Kombëtar.
Kryeministri Nano njoftoi për krijimin e një strukture të re të policisë shqiptare, që do të ketë si objektiv parandalimin e trafiqeve. Ai deklaroi se ka ardhur koha për hartimin dhe miratimin e një ligji anti-mafje, që do të synojë jo vetëm goditjen e krimit të organizuar, por edhe të pasurive të vëna me aktivitete të paligjshme.
Por kryeministri dhe qeveria e tij janë cilësuar nga opozita si fajtorë të tragjedisë së Vlorës. 29 deputetë të opozitës kanë depozituar sot kërkesën për thirrjen e menjëherëshme të Kuvendit dhe për një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit. Sipas opozitës policia neglizhoi ngritjen e grupeve të shpëtimit dhe qeveria tentoi të mbulonte ngjarjen.
Pas kërkimeve të sotme ende nuk janë gjetur 7 personat që konsiderohen të humbur.
Të gjitha televizionet shqiptare sot kanë ndërprerë programet e tyre duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave, me muzikë funebre. Në qytetet e Shqipërisë janë ngritur flamujtë në gjysmë shtizë.
XS
SM
MD
LG