Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë, ka thënë se mbështet planin për transferimin e pushtetit politikë në Irak, që njëherit do ta shtyj mbajtjën e zgjedhjeve të drejtëpërdrejta.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scot McClellan,u ka thënë gazetarëve se administrata e Shteteve të Bashkuara,dëshiron të vazhdojë punën brenda kornizës së marrëveshjës së 15 nëntorit, ndërmjet koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të dhe këshillit të qeverisjës së përkohshme të Irakut." Ne jemi të angazhuar për një dialog aktiv me Këshillin Qeverisës të
Irakut, duke pas parasysh tranzicionin e sovranitetit tek populli irakian, sikurse që thuhet në marrëveshjën e 15 nëntorit. Ne do të vazhdojmë diskutimet me Këshillin Qeverisës dhe liderë të tjerë irakian që të ecim përpara brenda strukturës aktuale", tha zëdhënësi Scot McClellan. Nga ana tjetër presidenti amerikan Xhorxh Bush do të takohet sot në Uashington me administratorin civil për Irakun Pol Bremer, për të diskutuar procesin e transferimit të pushtetit.
XS
SM
MD
LG