Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush tha mbëmë vonë se ai beson se liria dhe demokracia do të triumfojnë në Lindjen e Mesme.
Duke folur në Bibliotekën e Kongresit në Uashington, zoti Bush pos tjerash tha:
- Për një kohë të gjatë politika amerikane nuk ka shikuar jashtë Amerikës, kur njerëzit ishin shtypur, kur të drejtat e tyre injoroheshin. Kjo periudhë ka mbaruar dhe ne mund të jemi të sigurt se, sikur në Gjermani, në Japoni dhe në Evropën Lindore, liria do ta mbizotëroj shtypjen në Lindjen e Mesme. Mëtutje ai tha se një Lindje e Mesme jostabile dhe jodemokratike është kundër interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara, pasi rajoni do të mund të ishte tërheqës për terrorizëm.
- Aq gjatë sa ky rajon është vend i tiranisë, i dëshprimit dhe i zemërimit, kjo gjë do të prodhoj lëvizje që kërcënon sigurinë e Amerikës dhe të miqëve tanë. Ne synojmë përparimin e demokracisë për shkak se demokracitë nuk përkrahin terroristët dhe nuk e kërcënojnë botën, tha presidenti amerikan, George Bush, në fjalimin e tij mbrëmë vonë në Uashington.
XS
SM
MD
LG