Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush ka shpallur mbrëmë vonë formimin e një komisioni për të hetuar pohimet për dështimet e shërbimeve amerikane të zbulimit lidhur me armatimin e dyshuar për shkatërrim në masë të Irakut. Ky komision do të përbëhet prej 9 anëtarëve, përfshirë këtu pjesëtarë të partisë republikane dhe të asaj demokratike. Presidenti Bush u tha reporterëve se ai dëshiron që ky komision ta publikoj raportin në mars të vitit 2005, pra, pas zgjedhjeve të nëntorit të këtij viti, në të cilat zoti Bush synon edhe mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë.

- Komisioni, që unë e caktova, do të ekzaminoj informatat e zbulimit për armatimin e shkatërrimin në masë dhe ndërlidhjet me kërcënimet e shekullit të 21-të dhe do të paraqesë rekomandime specifike për të siguruar se kapacitetet tona janë të forta. Komisioni do të krahasoj informatat që deri tash i arriti grupi i inspektimin në Irak me informacionet që ne i patëm para operacionit në Irak, tha presidenti George Bush. Agjencitë e lajmeve informojnë se zoti Bush ishte nën një presion për të filluar hetimet pasi shefi i grupit amerikan të inspektimit të armatimit David Kay i tha Kongresit se ai nuk beson se regjimi i Saddam Husseinit kishte ndonjë sasi të madhe të armatimit kimik dhe biologjik. Kërkesa për shkatërrimin e armatimit të këtillë të dyshuar të Irakut, nga administrata e zotit Bush ishte theksuar si shkaku kryesor i sulmit kundër Irakut në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG