Ndërlidhjet

MUNIH


Duke folur lidhur me pohimet për dështimet e agjencive të zbulimit në periudhën para luftës në Irak, senatori amerikan, John McCain, tha sot se "këto nuk ishin vetëm dështime të shërbimeve të zbulimit të Amerikës...por edhe të Gjermanisë, të Francës, të Britanisë, të Izraelit – pra të gjithë dështuan në këtë aspekt dhe duhet ti gjejmë arsyet pse ndodhi kjo". Senatori McCain, që është njëri nga anëtarët e komisionit dypartiak të formuar nga presidenti Bush për hetimin e informatave të zbulimit para luftës në Irak, u tha reporterëve në Munih, në një konferencë për sigurinë globale, se "është e qartë se në Irak nuk kishte armatim për shkatërrim në masë".
XS
SM
MD
LG