Ndërlidhjet

SHKUP


Mediat lokale në Maqedoni kanë raportuar se në listën e zezë të Bashkimit Evropian gjenden 10 shqiptarë dhe dy maqedonas. Për këta persona është thënë se po i pengojnë përpjekjet për arritjen e paqes në këtë vend.Mediat raportuan se në listë, pos tjerësh, gjenden edhe Avdyl Jakupi e Xhemail Hiseni, që tashmë u janë dorëzuar autoriteteve të misionit paqeruajtës KFOR në Kosovë. Në listë janë edhe Gafurr Adili, Daut Rexhepi, Spiro Butka, Sait Rushiti, Gyler Sylejmani, Izahir Samiu dhe Fadil Sylejmani.Në këtë listë gjenden edhe maqedonasit, Goran Stojkov dhe Goran Ilijevski, ish oficerë të lartë të njësitit policor "luanët".
XS
SM
MD
LG