Ndërlidhjet

PRISHTINË


Misioni i Kombeve të Bashkuara ka reaguar nëpërmjet një komunikate për miratimin e ligjit për bashkëpunim me Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë nga ana e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se me këtë rast Kuvendi i ka tejkaluar përgjegjësite e veta. Në komunikatë thuhet se kjo cështje është e drejtë e rezervuar për shefin e Misionit të Kombeve të Bashkuara dhe se për këtë cështje ky Mision dhe Qeveria e Kosovës janë pajtuar që projektligji në fjalë të shqyrtohet nga Kuvendi i Kosovës, por që aprovimin e tij ta bëjë shefi i administratës ndërkombëtare, në formë të një rregulloreje.
XS
SM
MD
LG