Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON, PARIS, PORT-O-PRENS


Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe minisria e jashtme e Francës kanë konfirmuar se presidenti i Haitit, Jean-Bertrand Aristide sot është larguar nga ky vend. Agjencitë e lajmeve nga kryeqyteti Porto-o-Prens informojnë se presidenti Aristid është larguar nga Haiti pas presioneve të brendshme nga kryengritësit dhe nga ato të jashtmet që të tërhiqet nga posti i presidentit. Ministri Leslie Voltair ka deklaruar se Jean-Bertrand Aristide ishte nisur me aeroplan për në Republikën Dominikane dhe se do të përpiqej të kërkonte azil në Maroko, në Tajvan apo në Panama.
XS
SM
MD
LG