Ndërlidhjet

PRISHTINË


Komandanti i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, gjeneral Agim Çeku me të arritur në Aeroportin e Prishtinës, tha se UNMIK-u dhe institucionet e Kosovës duhet të bëjnë me tepër që t’i zhvlerësojnë akuzat, siç ishte ajo, me të cilin ai u mbajt për disa orë nga autoritetet hungareze. Ai tha se ndalimi i tij në Aeroportin e Budapestit është bërë mbi bazën e njëjtë, sikur në rastin e kaluar në Slloveni.
"Përpjekjet diplomatike nuk kanë munguar në asnjë moment, duke u nisur nga përfaqësuest kosovarë, ashtu edhe ata të Shqipërisë", tha Çeku, duke uruar që kjo të jetë hera e fundit që bëhet ndonjë ndalesë e këtillë për përfaqësuesit e institucioneve kosovare.
XS
SM
MD
LG