Ndërlidhjet

MADRID


Kryeministri i Spanjës Jose Maria Aznar tha se do të arrestohen përgjegjësit për sulmet e sotme në Madrid, ku u vranë të paktën 173 njerëz dhe mbi 600 u plagosën.
Në fjalimin drejtuar kombit, Aznar tha se Spanja "do t'ia dalë mbanë me luftimin e bandës terroriste", por nuk e emërtoi asnjë grup terrorist.
"Nuk do ta ndryshojmë regjimin për vrasjet që bëjnë terroristët. U them spanjolëve të mos aspirojnë asgjë tjetër përveç disfatës totale të terrorizmit", tha Aznar.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.
Më parë, ministri i Brendshëm Angel Acebes tha se shpërthimet u shkaktuan nga bombat e vendosura në tre trena të udhëtarëve, dhe për ngjarjen e akuzoi grupin separatist të baskëve ETA.
"Madridi ishte viktimë e njërës nga masakrat më të mëdha në historinë e vet, dhe ne me gjasë kurrë nuk do të mund ta tejkalojmë këtë dhimbje. Këtë e bënë terroristët e ETA-s", tha Acabe.
Shpërthimet ndodhën 3 ditë para zgjedhjeve, ndërsa partitë spanjole e pezulluan fushatën elektorale.
Tragjedia u dënua ashpër nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa liderët evropianë i shprehën Spanjës ngushëllimet e tyre.
Kryetari i Parlamentit Evropian Pat Cox tha.
"I urdhërova shërbimet tona, në shenjë nderimi ta ulin flamurin spanjol në gjysëm shtize dhe ju ftoj ta shprehni solidaritetin me një minutë heshtje", tha Pat Cox.
ETA lufton për shtetin e pavarur Bask në jug të Francës dhe veri të Spanjës.
XS
SM
MD
LG