Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sa më shumë standarde që të plotësohen nga kosovarët, aq më shumë besim për Kosovën do të ketë nga investitorët dhe të tjerët, deklaroi Shefi i Departamentit të Operacioneve Paqëruajtëse të KB, Jean Marie Guehenno, pas takimit me kryetarin e Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Çdo herë që unë vij në Kosovë, shoh progres. Në rend dhe ligj është bërë një përparim i rëndësishëm" tha Guehenno.
Rugova ndërkaq deklaroi se "standardet do të përmbushen në bashkëpunim me administratën ndërkombëtare".
Në Kuvendin e Kosovës, nga zoti Guehenno u kërkua që misioni qeverisës i Kombeve të Bashkuara të shndërrohet në mision këshill-dhënës.
Ndërkaq, shefi i zyrës gjermane në Prishtinë, Peter Rondorf deklaroi se "procesi i zbatimit të standardeve është më i rëndësishëm se përcaktimi i statusit final të Kosovës".
Ai këto komente i bëri pas takimit të shefave të pesë zyrave diplomatike të vendeve perëndimore në Kosovë me zyrtarin e lartë të Kombeve të Bashkuara, Jean Marie Guehenno.
Peter Rondorf tha se plani për implementimin e standardeve është në fazën përfundimtare dhe së shpejti do të jetë i gatshëm që t'i paraqitet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG