Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Izraeli ka vrarë udhëheqësin shpirtëror të Hamasit, Sheik Ahmed Jasin, gjatë një sulmi me helikopterë ushtarakë.
Sheik Jasin është vrarë pasi dilte nga xhamia, derisa u plagosën disa nga shoqëruesit e tij.
Rreth 200 mijë palestinezë po mbajnë zi dhe e kanë lëvizur trupin e pa jetë të sheik Ahmed Jasin të mbuluar me flamur, nëpër rrugët e Gazës.
"Hakmarrje, Hakmarrje nga Brigada Al-Kasam. " Ishin këto thirrjet që dëgjoheshin nëpër rrugët e Gazës, derisa Brigada Al Kasam është krahu i armatosur i Hamasit. Palestinezët kanë bërrë thirrje për hakmarrje për vrasjen e drejtuesit shpirtëror të Hamasit.
Udhëheqësi palestinez, Jaser Arafat, ka shpallur tre ditë zie, derisa kryeminsitri palestinez, Ahmed Kurei e ka cilësuar vrasjen si një akt të cmendur dhe shumë të rrezikshëm.
Ndërsa kryeministri izraelit, Ariel Sharon tha se ushtria izraelite kishte goditur udhëheqësin kryesor të terroristëve vrasës.
XS
SM
MD
LG