Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një polic ndërkombëtar dhe një vendës janë vrarë mbrëmë vonë, ka informuar policia ndërkombëtare në Prishtinë. Policia e Kosovës ka thënë sot se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një trup tjetër i pajetë. Është raportuar se incidenti kishte ndodhur në fshatin Shakovicë, 25 kilometra në verilindje të Prishtinës. Zyrtarë të lartë të administratës ndërkombëtare dhe të policisë në Kosovë kanë thënë sot se "është me rëndësi që tash të mos bëhen përpjekje që kjo vrasje e policëve të ndërlidhet me ngjarjet e fundit".
XS
SM
MD
LG