Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Përfaqësues dhe ekspertë nga Evropa Jug-lindore tërhoqën sot vërejtjen se trafikimi i fëmijëve po shënon rritje në rajon dhe kanë kërkuar unitet në luftimin e kësaj të keqeje. "Problemi po shënon rritje të shpejtë" – ka thënë Helga Konrad, udhëheqëse e Paktit të Stabilitetit për Evropën Jug-lindore për luftimin e trafikimit të njerëzve. Në këtë konferencë, që u mbajt në Beograd, nga Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë, morën pjesë afro 200 përfaqësues nga Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Kroacisë, pastaj nga Maqedonia, nga Rumania dhe unioni Serbi – Mali i Zi. Në këtë konferencë dyditore morën pjesë edhe ekspertë perëndimor.
XS
SM
MD
LG