Ndërlidhjet

BEOGRAD


Policia ushtarake e Serbisë ka bastisur zyrat e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd dhe ka konfiskuar librin që kjo organizatë ka botuar, ku jepen detaje të operacioneve të ish-ushtrisë jugosllave dhe të aksioneve të saj në Kosovë.
Sonja Biserko, presidente e grupit ka thënë se autori i librit "Sekreti ushtarak", Vladan Vlajkoviq është mbajtur në arrest që nga 18 marsi.
Drejtoresha Biserko ka thënë se libri përmban kompilim të transkripteve nga mbledhjet e Këshillit Suprem të Mbrojtjes të ish-Jugosllavisë, të mbajtura ndërmjet viteve 1999 dhe 2000.
XS
SM
MD
LG