Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Dhuna e ushtruar në Kosovë gjatë 17 dhe 18 marsit, nuk ka qenë vepër e tërë shoqërisë kosovare, por e një grupi të vogël njerëzish, që i kanë skemat e tyre për Kosovën, skema këto që, sipas tyre, do t'u mundësonin ta qeverisnin Kosovën përmes dhunës dhe frikësimit të popullit të Kosovës, është shprehur sot kryeadministratori Harri Holkeri, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës. Ai mëtutje u ka premtuar institucioneve të Kosovës partneritet të plotë në përmbushjen e standardeve dhe krijimin e një shoqërie tolerante. Grupet më të mëdha parlamentare të Kosovës kërkuan nga zoti Holkeri ridefinimin e raporteve ndërmjet Unmikut dhe vendorëve, ndërsa deputetët serbë nuk morën pjesë në këtë seancë.
XS
SM
MD
LG