Ndërlidhjet

BAGDAD


Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, gjeneral brigade Mark Kimmit tha se forcat e koalicionit kanë dërguar dy bataljona shtesë dhe forca paramilitare irakiene për t'i përforcuar marincat amerikanë në Fallujah.
"Atje gjendet bataljoni i tretë i marincave, dhe bataljoni i katërt që i përfshin Forcat e Mbrojtjes Civile të Irakut. Kur t'i ndërpresim operacionet ofenzive, atëherë do të vazhdojmë realizimin e qëllimeve tjera nëpër qytet", tha gjenerali Kimmit, duke shtuar se marincat amerikanë kanë arrestuar 60 kryengritës, përfshirë 5 të huaj nga Sudani, Egjipti dhe Siria.
Kimmit tha se forcat amerikane gjithashtu ofruan armëpushim për t'iu dhënë fund armiqësive, por e mbajnë tëdrejtën për të reaguar nëse sulmohen.
Ndërkohë një delegacion i Këshillit Qeverisës të Irakut sot hyri në Fallujah ku me udhëheqësit e qytetit diskutoi mbi përfundimin e dhunës.
XS
SM
MD
LG