Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Zyrtarët izrelitë janë shprehur optimistë lidhur me takimin e paralajmëruar për të mërkurën ndërmjet presidentit amerikan George Bush dhe kryeministrit izrealit Ariel Sharon në Uashington.
"Mendoj se ky takim ka potencial për një ndryshim historik duke pasur parasysh ngecjen e tashme në rrugën drejt paqes", ka thënë Raanan Gissin, këshilltar i kryeministrit izraelit.
Ndërkaq, një nga negociatorët e lartë izraelitë, Saeb Eerekat tha se administratës amerikane i janë bërë të qarta kërkesat izraelite: "Në kontaktet me administratën amerikane ne kemi theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ndërmarrin ndonjë hap që do të prejudikonte çështjet që kanë të bëjnë me statusin e përhershëm, si vendbanimet, Jerusalemi, kufijtë dhe refugjatët", tha Erekat.
XS
SM
MD
LG