Ndërlidhjet

RAMALLAH


Lideri palestinez Yasser Arafat dhe kryeministri Ahmed Qurei kanë thënë se Shtetet e Bashkuara mund të vrasin përpjekjet paqësore për Lindjen e Mesme nëse mbështesin planin izraelit për ndërtimin e më shumë vedbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor.
Deklaratat kanë ardhur disa orë para se presidenti Bush të takohet me kryeministrin izraelit Ariel Sharon në Uashington. "Asnjë nga çështjet që kanë të bëjnë me statusin e përhershëm nuk janë të pranueshme të vendosen që më parë nga cilado palë", tha kryeministri palestinez Qurei. Ariel Sharon kërkon mbështetjen e Bushit ndaj planit izraelit për tërheqjen nga Rripi i Gazës dhe ndërtimin e vedbanimeve të reja në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG