Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Luftime të ashpra kanë shpërthyer ndërmjet forcave amerikane dhe rebelëve në afërsi të kufirit irakien me Sirinë. Thuhet se pesë ushtarë amerikanë dhe një numër i madh rebelësh janë vrarë në këto luftime. Ushtria amerikane po vazhdon të mbajë të mbyllur autostradat në veri dhe në jug të Bagdadit për shkak të sulmeve të vazhdueshme të rebelëve mbi civilët dhe konvojet ushtarake.
Situatë e tensionuar njoftohet në Najaf, ndërsa në Fallujah nuk ka pasur incidente.
XS
SM
MD
LG