Ndërlidhjet

FALLUXHA


Zyrtarë të koalicionit në Irak thanë se katër ushtarë amerikanë janë vrarë në dy sulme. Dy prej tyre janë vrarë, kur konvoji ushtarak është sulmuar nga kryengritësit, ndërsa dy të tjerë janë vrarë sot në veri të Bagdadit.
Në anën tjetër, komandanti i marinsave amerikanë në Falluxha, James Conway ka thënë se forca e re irakiene e gjeneralit Saleh është nën komandën amerikane dhe do të luftojë kryengritësit. Zëdhënësi i koalicionit gjenerali Kimmit tha se forcat amerikane vetëm po ripozicionohen.
"Trupat e Marinës nuk po tërhiqen nga Falluxha. Forcat irakiene do të jenë përkrah nesh. Këto forca do t'u përgjigjen marinsave edhe ministrisë irakiene të mbrojtjes", ka thënë Kimmit.
XS
SM
MD
LG