Ndërlidhjet

RAMALLAH


Së paku dy palestinezë janë vrarë sot në luftimet që kanë shpërthyer gjatë një bastisjeje nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës.
Ndërkohë, trupat izraelite janë pozicionuar sot rreth selisë së liderit palestinez Yasser Arafat në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor. Ushtria izraelite ka thënë se aksioni nuk ka të bëjë me zyrën e Arafatit, por janë vënë në kërkim të të dyshuarve në këtë qytet.
Quarteti për Lindjen e mesme, i përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia, sot takohet në Nju Jork për të vlerësuar situatën aktuale në konfliktin izraelito-palestinez.
XS
SM
MD
LG