Ndërlidhjet

NJU JORK


Në një raport të rregullt për punën e UNMIK-ut në Kosovë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan ka vlerësuar se dhuna e marsit paraqet një hap mbrapa drejt stabilizimit të gjendjes në Kosovë. Sipas raportit, vala e dhunës pasoi plagosjen e një të riu serb në Çagllavicë ndërsa një ditë më vonë "së paku dy fëmijë shqiptarë" ishin mbytur në një lumë. "Rrethanat në të cilat ndodhi kjo fatkeqësi ende nuk janë zbuluar" – thuhet në raportin e sekretarit Anan, i cili do të jetë bazë për debat në Këshillin e Sigurimit më 11 maj.
XS
SM
MD
LG