Ndërlidhjet

BAGDAD


Një ushtar amerikan u shpall fajtor lidhur me akuzat për abuzimin dhe poshtërimin e të burgosurve irakienë në Bagdad.
Jeremy Sivits është ushtari i parë amerikan, i cili përballet me gjykatën ushtarake për lidhje me skandalin, i cili shpërtheu kur u publikuan fotografitë e abuzimit të të burgosurve irakienë nga trupat amerikane.
Sivits mund të dënohet me 12 muaj burg.
Po sot, në gjykatë u paraqitën edhe tre ushtarë tjerë, për të cilët data e gjykimit do të caktohet më vonë.
XS
SM
MD
LG