Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Qeveria e përkohshme e Irakut ka rënë dakord rreth planit që do mundësojë shpërbërjen e grupeve militante. Kryeministri Ijad Alluai tha se marrëveshja është arritur mes nëntë partive politike pjesëmarrëse në Qeveri, të cilat kanë grupet e tyre paraushtarake.
Alluai ka theksuar se në Irak veprojnë rreth 100 mijë rebelë të armatosur.
Në të tjera zhvillime një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në rrethinat e një xhamie në qytetin e Kufës. Arsyet e shpërthimit ende nuk dihen, derisa besohet se ndërtesa ku ndodhi shpërthimi përdorej si depo municioni nga militantët e klerikut radikal, Moqtda al-Sadr.
Forcat e koalicionit kanë deklaruar se nuk ishin duke vepruar në kohën e shpërthimit në zonën në fjalë.
XS
SM
MD
LG