Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kandidati presidencial i koalicionit qeverisës në Serbi, Dragan Marshiqanin dhe kandidati i një grupi qytetarësh, për president të Serbisë, Bogoljub Kariq, kanë mbajtur tubime parazgjedhore në Mitrovicë, përkundër një vendimi të Misionit të Kombeve të Bashkuara, me të cilin ndalohet pjesëmarrja e kandidatëve presidencialë të Serbisë në tubimet parazgjedhore që organizohen në Kosovë. Për praninë e zotërinjëve Marshiqanin dhe Kariq në Kosovë, Misioni i Kombeve të Bashkuara pohon se "nuk ka lejuar kalimin e kandidatëve presidencialë serbë, por ata kanë hyrë përmes rrugëve anësore. Për hir të qetësisë publike policia nuk ka ndërhyrë për të shpërndarë këto takime", theksojnë zyrtarët e UNMIK-ut. Marshiqanin dhe Kariq kanë konfirmuar se deri në Mitrovicë kanë arritur nëpërmjet një rruge anësore, që kalon nëpër Zubin Potok.
Marshiqanin, që është ndihmës i kryeminsitrit serb Koshtunica, ka shtuar se nuk ka nevojë për leje që të organizojë tubime të tilla në Kosovë. Në tubimet e tyre kanë marrë pjesë rreth 1'500 njerëz.
XS
SM
MD
LG