Ndërlidhjet

LISBONË


Në ndeshjen e sotme në kuadër të Kampionatit Evropian Spanja dhe Greqia luajtën baraz, 1me 1.Të dy këto vende kanë nga 4 pikë dhe shpresojnë të arrijnë në cerekfinale. Trajneri i Spanjës Injak Saez, pas kësaj ndeshje tha se kanë bërë vetëm një gabim në gjysmën e dytë të lojës që u ka kushtuar me barazim. "Ne sulmuam mirë, por nuk qemë të aftë që të përfundojmë me disa lëvizje premtuese".
Në këto caste, ndërkaq po zhvillohet ndeshja mes Rusisë dhe Portugalisë.
Nga ana tjetër futbollisti italian Francesco Totti po ballafaqohet me dënim të mundshëm të UEFA-së me mospjesëmarrje në tri lojë për shkak se ka pështyrë një kundërshtar të tij danez.
Ndërkohë, kryeministri Tony Blair ka dënuar dhunën e futbolldashësve anglezë në Portugali duke thënë se huliganët po turpërojnë kombin.
XS
SM
MD
LG