Ndërlidhjet

UASHINGTON


E përditshmja New York Times ftoi sot presidentin amerikan, George Bush që të kërkoj falje nga populli amerikan për vendimin e tij që ta filloj luftën në Irak, pas publikimit të një raporti zyrtar të komisionit për hetimet e sulmeve të 11 shtatorit 2001, në të cilin thuhet se nuk ka dëshmi për lidhshmërinë e Irakut me al – Qaidën. Pos tjerash, gazeta shkruan se "aktualisht lufta kundër terrorizmit ka pësuar për shkak se lufta në Irak ka ndikuar në zhvendosjen e burimeve ushtarake dhe të zbulimit nga vendet siç janë Afganistani, ku realisht mund të jenë forcat e al-Qaidës, përfshirë edhe bin Ladenin".
XS
SM
MD
LG