Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë publikoi qindra dokumenta sekretë, në të cilat shihet se kurrë nuk është dhënë leja për torturimin e të burgosurve.
Dokumenti tregon se në dhjetor 2002, sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld i ka miratuar teknikat e ashpra të hetimit për talibanët dhe të dyshuarit e Al Kaidës në Guantanamo, por në prill 2003 ka miratuar teknika më pak agresive.
Disa orë para publikimit të dokumentave, presidenti George Bush tha se asnjëherë s'ka urdhëruar torturë.
Senatori demokrat Patrick Leahy nga shteti federal Vermount e akuzoi administratën se ka publikuar dokumenta që i përgjigjen asaj.
XS
SM
MD
LG