Ndërlidhjet

BAGDAD


Në një valë të sulmeve në gjithë Irakun, gjatë ditës së sotme, kryengritësit kanë vrarë 75 persona dhe kanë plagosur afo 250 të tjerë, raporton agjencia Reuters. Kryengritësit sulmuan në qytetet Bakuba, Falluxha, Ramadi, Mosul dhe në Bagdad. Raportohet edhe për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë. Kryeministri i Irakut, Iyad Allawi tha se në këto sulme ka dorë grupi Ansar al-Islam dhe përkrahësit e ish regjimit të Saddam Husseinit.
XS
SM
MD
LG