Ndërlidhjet

logo-print

LISBONË


Në kuadër të çerekfinales në kampionatin evropian në futboll sonte nga ora 20 e 45 takohen Franca e Greqia. Takimi i mbrëmshëm çerekfinal ndërmjet Portugalisë e Anglisë, që e fituan një penallti portugezët, ka shkaktuar reagime të anglezëve ndaj referëve.
Trajneri i kombëtares angleze Sven Erikson ka deklaruar se goli që e shënoi Sol Kampbel, e të cilin referi e anuloi, ka qenë i rregullt.
Ndërkohë, për shkak të rënies para çerekfinales sot ka dhënë dorëheqje trajneri i Spanjës Inaki Saez.
XS
SM
MD
LG