Ndërlidhjet

BEOGRAD


Fondi për të Drejtën Humanitare e ka dënuar sulmin ndaj Svetllana Gjorgjeviqit, autore e librit “Dëshmia për Kosovën”, në të cilin flitet për krimet e forcave të sigurisë në Kosovë.
Të dielën një person i panjohur e ka sulmuar atë, duke i dhënë një injeksion me përmbajtje të panjohur.
"Svetllana Gjorgjeviq është sulmuar vetëm pse ka pasur guxim që për ngjarjet në Kosovë të flasë të vërtetën", ka kumtuar Fondi për të Drejtën Humanitare, i cili përmes një letre, ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, mbrojtjen e jetës së saj.
XS
SM
MD
LG