Ndërlidhjet

BAGDAD


Gjenerali George Kasey e mori sot komandën e trupave të Shteteve të Bashkuara në Irak, nga komandanti i deritshëm, gjenerali Ricardo Sanchez. Duke folur në ceremoninë e pranim-dorëzimit të komandës, në bazën kryesore ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Bagdad, gjenerali Sançez foli edhe për të ardhmen e Irakut:
-Shpresoj që një ditë të kthehem në Irak për t'ju treguar fëmijëve të mij të arriturat e popullit të Irakut. Po largohem me optimizëm të madh dhe zoti e bekoftë Irakun me paqe dhe prosperitet.

Zoti Sanchez ishte kritikuar lidhur me skandalin e keqtrajtimeve me të burgosurit në burgun Abu Ghraib afër Bagdadit. Ai do të kthehet në postin e tij të komandantit të korpusit të 5-të të Armatës së Shteteve të Bashkuara në Gjermani.
XS
SM
MD
LG