Ndërlidhjet

BAGDAD


Burimet irakianë bëjnë të ditur se kanë arrestuar 525 persona të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale. Ky është aksioni më i madh i këtij lloji i marrë nga autoritet vendore.
Sadami urdhëroi lirimin e të gjithë të burgosurve për krime ordinere pak pas fillimit të luftës, cfarë besohet të jetë dhe një nga shkaqet e shkallës së lartë të kriminalitetit.
Në të tjera zhvillime ministri i jashtëm irakian, Hoshiar Zebari, po diskuton me zyrtarët e NATO-s mundësine misionit të Aleancës në Irak për aftësimin e trupave irakaine.
Kofi Annan ka bërë të ditur se diplomati pakistanez Ashraf Jehangir Qazi është emëruar i dërguar Kombeve të Bashkuara në Irak.
"Ka qenë një zgjidhje e vështirë por besoj se kemi zgjedhur personin e duhur, që ka përvojë në rajon dhe ka punuar në poste të ndryshme. Mendoj se ai do bëjë një punë të shkëlqyer", tha Annan me këtë rast.
XS
SM
MD
LG