Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kristina Galak, zëdhënëse e përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian Havier Solana, ka thënë sot se "BE-ja, ka kërkuar nga të gjitha bashkësitë etnike në Kosovë, përfshier edhe serbët, që të marrin pjesë në zgjedhjet e tetorit në Kosovë, duke konsideruar njëherit se kjo është mënyra më e mirë për mbrotjen e interesave të tyre. Këto komente vijnë pas thirrjes së kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica, i cili ftoi serbët e Kosovës për mospjesëmarrje në zgjedhje parlamentare të 23 tetorit. " Bashkimi Evropian ende vazhdon ta favorizojë krijimin e një shoqërie multi-etnike në Kosovë dhe se do të angazhohet deri në realizimin e këtij qëllimi", ka thënë me këtë rast zëdhënësja e Havier Solanës, Kristinë Galak.
XS
SM
MD
LG