Ndërlidhjet

BAGDAD


Sulmues të panjohur kanë hedhur sot dy mortaja në qendër të Bagdadit, në afërsi të bazës ushtarake amerikane. Nuk është raportuar për dëme. Ndërkaq, njoftime nga qyteti perëndimor irakian Falluxha, bëjnë të ditur se së paku 10 irakianë janë vrarë dhe më shumë se 35 janë plagosur gjatë përleshjeve midis forcave amerikane dhe kryengritësve.
Bëhet e ditur se në një sulm tjetër me bomb-vetvrasëse që ndodhi sot në afërsi të stacionit policor në qytetin verior të Irakut Mosul, kanë vdekur së paku 5 persona ndërkaq që më shumë se 50 të tjerë janë plagosur. Njoftohet se katër nga të vrarët janë policë. Nga ana tjetër, zyrtarë irakianë kanë njoftuar sot për lirimin e 126 të burgosurve irakianë në burgjet e koalicionit.
XS
SM
MD
LG