Ndërlidhjet

ADIS ABEBA


Unioni Afrikan e ka dënuar masakrimin e më shumë se 150 refugjatëve kongolezë të fisit Tutsi në Burundi,në Afrikën Qëndrore. Grupi i militantëve të fisit Hutu e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm në kampin e Kombeve të Bashkuara ku që nga qershori janë të vendosur më shumë se 4 mijë refugjatë nga Kongoja. Konflikti fisnor në mes të fisit Hutu që janë shumicë dhe Tutsi, minoritarë kishte për pasojë, gati 1 milion njerëz të masakruar në vitin 1994 në Ruandë.
XS
SM
MD
LG