Ndërlidhjet

KARAKAS


Më shumë se 14 milion qytetarë me të drejtë vote pritet të marrin pjesë në referendumin që do të përcaktojë nëse presidenti aktual i Venezuelës Hugo Chavez do të mbetet në këtë post.
Duke folur në cilësinë e vëzhguesit në këtë referendum, ish presidenti i Shteteve të Bashkuara Jimmy Carter e ftoi kandidatin që do të fitojë, të punojë në zgjidhjen e problemeve të shumta të vendit.
"Besojmë se procesi i votimit do shkoj sipas rregullave. Pavarësisht nga rezultatet, kandidatët që konkurojnë duhet të jenë të gatshëm të gjejnë mënyrat se si mund të punojnë së bashku në gjetjen e zgjidhjes së problemeve urgjente të vendit", ka thënë Carter.
XS
SM
MD
LG