Ndërlidhjet

ZAGREB


Kroati nga Bosnja i dënuar për krime të luftës në vitin 1998 nga Tribunali i Hagës për ish Jugosllavinë, sot u lirua nga burgu në Finlandë.
Anto Furunxhija vuajti dy të tretat e dënimit 10 vjeç, që sipas ligjeve finlandeze mjaftojnë për lirim të parakohshëm.
Furunxhija, ish komandant i njësitit të Këshillit Mbrojtës të Kroatëve në Bosnjen Qendrore në 1993, ishte dënuar për torturimin dhe dhunimin e një gruaje myslimane, dhe nxitjen e një ushtari kroat për t'i shkelur ligjet dhe zakonet e luftës.
XS
SM
MD
LG