Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Komisioni pakistanez për të drejtat e njeriut ka kërkuar hetime për ndriçimin e rrethanave të vdekjes së një kleriku islamik, i cili u arrestua para dy ditësh për lidhje me Al-Kaidën.
Qari Noor Mohammad u arrestua në Faisalabad bashkë me një person tjetër "në bazë të raporteve se ka qenë i ndërlidhur me aktivitetet kundër shtetit".
Policia tha se Mohammad ka vdekur nga ataku në zemër, por bashkësia fetare e qytetit beson që ka qenë i torturuar për vdekje.
XS
SM
MD
LG