Ndërlidhjet

NAXHAF


Trupat amerikane kanë vazhduar luftimet me besnikët e krelikut radikal shiitë Moqtda al-Sadr në qytetin e Naxhafit.
Pozicionet e militiantëve janë sulmuar nga ajri, derisa shpërthime janë dëgjuar edhe përreth xhamisë së Imam Aliut.
"Ne deklarojmë para jush dhe para botës se jemi të gatshëm që t'a dorëzojmë këtë vend të shenjtë, por vetëm autoriteteve që do përcaktohen nga drejtuesit e lartë fetarë. Komiteti që do marrë këtë vendim duhet të mblidhet nga Al-Sisitani apo zyra e tij", ka deklaruar al Shabani, një nga ndihmësit e Al Sadrit.



BAGDAD
Sulmues të panjohur kanë vrarë një qytetar turk dhe dy irakianë gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Tikritit.
Të tre viktimat ishin punonjës të një firme që merret me rindërtimin e urave në Irak.
Ndërsa në Mosul njoftohet për tre viktima të tjera, një indonezian dhe dy irakianë.
Në të tjera zhvillime është rihapur linja kryesore e transportit të naftës për eksport, e cila tashmë ruhet nga anëtarët e Gardës Kombëtare irakiane.
XS
SM
MD
LG