Ndërlidhjet

ABUJA – NIGERI


Përfaqësuesit e qeverisë sudaneze dhe të dy grupeve rebele po diskutojnë në Nigeri krizën në rajonin e Darfurit. Bisedimet janë mbajtur nën kujdesin e organizatës Bashkimi Afrikan, por përfaqësuesit e grupeve rebele kanë deklaruar se nuk janë optimist, nisur nga ecuria e ditës së parë të bisedimeve.
Nga ky konflikt kanë humbur jetën 50 mijë njerëz dhe 1.2 milionë të tjerë janë dëbuar.
Ministri i jashtëm britanik, Jack Straw, përpara udhëtimit të sotëm në Sudan ka deklaruar:
"Së pari do t'ia bëj të qartë qeverisë sudaneze se sa e shqetësuar është bashkësia ndërkombëtare lidhur me krizën humanitare në Darfur dhe krimet e kryera atje. Së dyti do t'ia bëjë të qartë nevojën për të bërë përparim të dukshëm në përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara nga rezoluta e Kombeve të Bashkuara."
Qeveria sudaneze sot ka theksuar se nuk është nevoja e dërgimit të paqeruajtësve afrikanë.
XS
SM
MD
LG