Ndërlidhjet

PRISHTINË


Komisioni Evropian ka hapur një zyrë ndërlidhëse në Kosovë, e cila do drejtohet nga Giorgio Mamberto. Komisioni Evropian, përmes një deklarate, ka bërë të ditur se me hapjen e kësaj zyre synon të ketë bashkëpunim të ngushtë me UNMIK-un dhe qeverinë vendore, në mënyrë që t'i japë shtysë integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian nëpërmjet procesit të stabilizim – asociimit dhe mekanizmave të tjerë, të përcaktuar në agjendën e Selanikut mbi Ballkanin Perëndimor.
Nga ana tjetër kreu i Zyrës, Mamberto, që do ta fillojë ushtrimin e detyrës nga 1 shtatori, ka një përvojë mbi 30 vjecare në mardhëniet me jashtë të Komisionit.
XS
SM
MD
LG